Zbulohet varianti i ri i COVID-19 që po përhapet në këto vende. – Shumë ndryshe nga të tjerët dhe i panjohur për shkencën

12 NËNTOR 2021

Një tjetër variant i ri i Covid-19 është zbuluar në një komunë Bannalec, Francë. Mediat franceze bëjnë me dije se në komunën Bannalec në rajonin francez të Brittany, me 5 600 banorë është zbuluar variant i ri koronavirusit.

Ky variant është shumë ndryshe nga të tjerët, sipas autoriteteve shëndetësore. Për këtë variant të ri të COVID-19 janë konfirmuar 24 raste, mes të cilëve 18 nxënës në shkollën Mona Ozouf dhe 6 të rritur të cilët kanë pas kontakt me to.

Rastet e para të këtij varianti janë konfirmuar me 15 tetor ndaj dhe është klasifikuar si një variant ndryshe nga ato që janë në qarkullim, pasi është dashur dhe shumë kohë që ta verifikojnë dhe identifikojnë që i përketë familjes së COVID.

Nga Gazeta Sot