Zbulohet arsenali i granatave të fshehura nën tokë. Dyshohet se janë vjedhur nga…

23 shkurt 2019

Në qytetin e Pukës është zbuluar një arsenal granatash i groposura nën tokë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kanë zbuluar 47 granata të fshehura nën dhe, ndërkohë që u gjetën nga një punonjës i gjelbërimit të qytetit të Pukës .

Ato dyshohet se janë lëndë plasëse të cilat janë vjedhur nga depot e Ushtrisë në vitin 1997.

“Ministria e Mbrojtjes dërgoi urgjent një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.