Gjetje ne dy banesa të periudhës neolike në Pogradec

Zbulohen dy banesa të periudhës neolike në Pogradec

15 Prill 2022

Zona e Pogradecit vazhdon të tregojë historinë e lashtë të saj. Gërmimet arkeologjike në liqenin e Ohrit, kane zbuluar së fundi të paktën dy banesa të periudhës neolike, madje me konstrukte të qarta.

“U dokumentuan gropa të cilat kanë shërbyer për vendosjen e trarëve mbajtës pro edhe gropa më të vogla të cilat duhet të kenë shërbyer për riparimet që i janë bërë ndërtesës në kohë.”

Përdorimi i mjeteve të gurit por edhe zbukurimet me porcelan kanë qenë karakteristikë e kohës.

Gjetja e tyre në këtë zonë konfirmon edhe një herë qartë vendbanimin e lashtë.

“Rezulton dhe zbukurimi në reliev, pullave në reliev duke u renditur i dyti për nga përdorimi. Në kategorinë e zbukurimeve mund të futim dhe qeramikën monocrome të zezë ose gri e realizuar me shumë cilësi dhe shkëlqim.”

Arkeologët, në prezantimin e projektit kanë zbuluar disa nga gjetjet në zonë.

“U gjet një figurinë dhe një fragment oxhaku.”

I rëndësishëm është fakti se banorët e lashtë të Linit komunikonin dhe me zona të tjera duke treguar qartë dhe për organizimin social dhe politik të kohës.

“Ky është një konstatim që duhet dokumentuar.”

Nga OraNews