30 QERSHOR 2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleatët e NATO-s diskutuan gjatë Samitit të Madridit përpjekjet për të zbutur krizën në rritje të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ai tha se aleanca është duke punuar në “marrjen e grurit nga Ukraina, përmes një ndërhyrje nga toka dhe deti”.

Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu se Moska dhe Pekini po përdorin levën ekonomike dhe shtrëngimin për të destabilizuar.

Ai shtoi se Putini duhet të tërheqë forcat e tij nga Ukraina dhe të ndalojë së sulmuari një shtet demokratik.
“Çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord dhe shumë vende varen nga Ukraina për jetesën. Aleatët diskutuan përpjekjet e tyre për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina si nga toka ashtu edhe nga deti, “tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas samitit të Madridit.

Gazeta sot