Vuçiç takon Pompeon, SHBA kërkon marrëveshje Serbi-Kosovë

19 gusht  2019

Presidenti serb Aleksander Vuçiç do të takohet këtë të martë me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo në New York.

Mediat serbe raportojnë se tema kryesore e bisedimeve mes tyre do të jetë situata në Kosovë.

Pompeo do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme dhe është planifikuar të takohet edhe me Sekretarin e Pergjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë por bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Kjo për shkak të tarifës 100 % që ka vendosur Prishtina ndaj mallrave serbe.

j.l./ dita