Vogëlushja nxjerr nga liqeni shpatën 1500-vjeçare. –

Një zbulim i madh për një eksploruese të vogël. Saga Vanecek, 8 vjeçe, ishte në pushime me familjen e saj në liqenin Vidosten, në Suedinë jugore, kur bëri një zbulim shumë të rëndësishëm. Vajza e vogël u zhyt në thellësi kur u pengua në një objekt, një shpatë, kështu që ajo paralajmëroi prindërit e saj dhe familja e mori objektin nga shtrati i liqenit.

Ajo dukej si një copë e thjeshtë hekuri, por në fakt ishte një shpatë pre- Vikinge, 1500 vjet më parë. Pas një analize të kujdesshme, nga zbulimi i 15 korrikut të kaluar, Jönköpings Lans Museum konfirmoi se është një zbulim spektakolar. “Ne nuk e dimë se si ajo mund të ketë përfunduar në liqen, por ekspertët dhe dijetarët janë duke hetuar. E sigurt është se bëhet fjalë për një gjetje të rëndësishme, sidomos në mënyrën në të cilën ajo ka ndodhur”, thanë drejtuesit e Jönköpings Lans Museum.