Vjosa Osmani zbardh arsyen pse e përzunë Edi Ramën nga nënshkrimi i Bordit të Paqes në Davos, prapaskenat…

25 Janar 2026
Ceremonia në Davos të Zvicrës, ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi marrëveshjen për krijimin e Bordit të Paqes, shfaqi një kontrast të thellë diplomatik mes Prishtinës dhe Tiranës. Ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u thirr me një ftesë urgjente dhe personale për të qenë anëtare themeluese, mungesa e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka nxjerrë zbuluar bllokadën që i ka vendosur nga administrata “Trump”.
Ftesa e minutës së fundit për Vjosa Osmanin
Presidentja Vjosa Osmani ka zbardhur prapaskenat e udhëtimit të saj drejt Davosit, duke konfirmuar se gjithçka u vendos në harkun e 48 orëve. Edhe pse nuk e kishte parashikuar pjesëmarrjen në këtë forum, ishte vullneti i drejtpërdrejtë i Shtëpisë së Bardhë që e bëri Kosovën pjesë të tryezës së 20 shteteve të para nënshkruese. Gjatë një interviste për mediat, Osmani shpjegoi: “Ne kemi marrë ftesën me datën 20 janar, por ka qenë shumë vonë në fakt kur ka arritur ftesa dhe në momentin që kemi marrë ftesën për t’u bërë anëtare themeluese e bordit të paqes, në të njëjtën kohë kemi marrë edhe kërkesën nga ana e Shtëpisë së Bardhë që të jemi prezent në Davos me datën 22 janar për nënshkrim. Unë nuk kam qenë në Davos, nuk e kam pasur plan në fakt fare të udhëtoj kësaj radhe. Megjithatë pas ftesës nga presidenti Trump, natyrisht që menjëherë kemi udhëtuar.” Kjo ftesë dhe insistimi i Uashingtonit për praninë e saj kulmoi me një bisedë mes Trump dhe Osmanit përpara nënshkrimit, ku u vu re një gjest i lartë respekti nga ana e presidentit amerikan.
Prapaskenat e vendimit “anti-Ramë”
Ndryshe nga suksesi i Kosovës, Edi Rama u gjend totalisht i përjashtuar nga ky moment historik. Kryeministri nuk ka marrë ftesë të veçantë si Vjosa Osmani nga Shtëpia e Bardhë, megjithëse Rama u përpoq ta arsyetonte mungesën e tij me një takim “familjar” me Ivanka Trump në Vlorë. Burimet tregojnë një realitet tjetër: një bllokadë të prerë nga ana e administratës Trump. Rama kishte angazhuar ndërmjetës, politikanë dhe biznesmenë prej disa kohësh për të siguruar qoftë edhe një foto të thjeshtë me Donald Trump ose Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, por dështoi. Pengesa kryesore thuhet se ka qenë Susan Wiles, shefja e kabinetit të Trump, e cila ka vendosur një “vijë të kuqe” për kryeministrin shqiptar. Wiles thuhet se u ka dërguar një mesazh të prerë ndërmjetësve: “Ai është një bufon i Sorosit. Qëndroni sa më larg të jetë e mundur”. Gjithashtu, gjatë ceremonisë, vetë Trump dha një sinjal të fortë që duket se godet drejtpërdrejt ata që u lanë jashtë. Ai u shpreh se në grupin e liderëve që kishte ftuar, i pëlqente të gjithë, “përveç 2-3 që nuk i duroj dot”. Edhe pse nuk përmendi emra, fakti që Rama dikur entuziast për këtë bord, nuk ishte aty, flet shumë për marrëdhëniet e tij të tensionuara me ekipin e ri në Shtëpinë e Bardhë.
Izolimi i Ramës
Përjashtimi nga Davosi nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një faze të errët diplomatike për Ramën. Kemi një sërë goditjesh që ai ka marrë së fundmi nga SHBA. Të gjithë zyrtarët e lartë të DASH që kanë zbarkuar në Shqipëri këto kohë e kanë shmangur nga çdo takim. Në shtatorin e kaluar, Rama nuk u ftua as në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork, ku Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti Begaj. Gjithashtu, rikthimi i hetimeve për aferën “McGonigal” nga Departamenti i Drejtësisë nën administratën republikane e ka vendosur Ramën në një pozitë të vështirë. Nga ana tjetër Edi Rama për vite me radhë ka qenë një nga mbështetësit më të devotshëm të agjendës së George Soros në Ballkan. Nga reformat institucionale te politika e jashtme, kryeministri shqiptar ka ecur në krah të miliarderit amerikan dhe fondacioneve të tij. Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë e ktheu këtë aleancë në një barrë të rëndë: Trump e ka shpallur Soros-in dhe rrjetin e tij si “armiq të rrezikshëm të interesave të Amerikës”. Si pasojë, çdo lider i lidhur me Soros shihet si i pabesueshëm dhe Rama është shembulli më flagrant. Rama është futur në rrethin e kuq të SHBA në raport me lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin e tij më bandat për ti mundësuar pastrimin e parave të krimit dhe financimin e tregtisë së drogës nëpërmjet tenderëve të shumtë.
Deklarata e Trump për të konsideruar si terroristë trafikantët e drogës përfshin qartazi kryeministrin shqiptar, i cili i ka mbështetur dhe është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tyre. Më 20 janar 2025, SHBA nxori Urdhrin Ekzekutiv 14157, që krijon mekanizëm të posaçëm për ta etiketuar kartelet si FTO/SDGT (Organizata të Huaja Terroriste/Sanksione të Terrorizmit). E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn ka lëshuar prej disa kohësh mesazhe të njëpasnjëshme për qeverinë dhe drejtësinë, të cilat nuk lënë vend për interpretime: ora e llogaridhënies për bandat dhe trafikantët ka nisur të trokasë dhe ditët e zeza për Edi Ramën ende nuk kanë marrë fund. Ndërsa Vjosa Osmani u largua nga Davosi me një fitore diplomatike për subjektivitetin e Kosovës, Edi Rama mbetet në Tiranë, i izoluar nga partneri kryesor strategjik dhe nën hijen e llogaridhënies përpara drejtësisë amerikane dhe SPAK, drejtësi që financohet dhe mbështetet fort nga Trump, ku kryeministri ka disa dosje të hapura.
Nga: Gazeta Sot
