Viti 1584 / Portreti i Skënderbeut në veprën e Demetrio Franco-s (Dhimitër Frangut). –

Në fillimin e veprës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, prencipe d’Epirro” të autorit Demetrio Franco (Dhimitër Frangut) – botuar në Venecia në vitin 1584 nga shtëpia botuese “Altobello Salicato alla Libraria della Fortezza” – gjejmë një portret të heroit tonë kombëtar, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet blogut të tij  “Dars (Klos), Mat – Albania”