Nga: Spartak Ngjela.

Pranohen varre ushtarësh grekë të rënë në luftë në Shqipëri, në një kohë që nuk i ka ftuar për ndihmë asnjë autoritet shqiptar?
Pyetje është: pse kanë Ardhur?

Si mund të lejohet për të pasur varreza në Shqipëri, një ushtri shoviniste që ka pushtuar me dhunë qytetin shqiptar të Janinës, në vitin 1913; dhe e detyroi Konferencën e Ambasadorëve që të linte jashtë Shqipërisë një qytet krejtësisht me popullsi shqiptarë?
Ç’janë këto varreza të një ushtrie që e ka përdorur truallin shqiptar si shesh luftimi me pushtuesit e Shqipërisë; sepse, ashtu siç pushtoi Janinën në vitin 1913, ushtria greke deshi të pushtonte Korçën dhe Gjirokastrën në vitin 1940?
Pse varre për pushtues të paskrupullt do ngremë në këtu?

******
Qeveritë shqiptarë, jo që nuk duhet ta pranojnë, por as që kanë të drejtë të ulen në bisedime për këtë çështje, sepse ky është krim kundër pavarësisë territoriale dhe historike të Shqipërisë.

Për këtë arsye:
Qeveria Rama, urgjent duhet të tërhiqet nga vendimi i saj për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri; sepse ndryshe duhet menjëherë të akuzohet për tradhti kombëtare.

Pse, varre ushtarësh pushtues të paskrupullt do ngremë ne këtu?

Qeveritë shqiptarë, jo që të pranojnë, por as që të ulen në bisedime për këtë çështje, nuk duhet të lejohen.

Qeveria Rama, urgjent duhet akuzuar si bashkëpunuese me histerinë antishqiptare greke, nëse vetë nuk e shfuqizon vendimin e para ca ditëve në lidhje me këtë çështje.

Po ajo ditë feste që i paskeni lejuar Athinës, e dini se përse është kërkuar nga grekët?

Zoti kryeministër! a e dini ju se dita e festës që i paskeni lejuar Athinës shoviniste, do të quhet nga Athina politike si festa e të rënëve grekë për çlirimin e Vorio-Epirit?

Që Rama nuk e njeh historinë e Shqipërisë, kjo kuptohet nga formimi mediokër i tij, por që të mos kuptosh as kaq, do të thotë që ky individ duhet eliminuar në çast si kryeministër.

Gjithsesi, vendimi i marrë nga qeveria për varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, duhet shfuqizuar në çast.
Në të kundërt; ai vendim do të jetë një akuzë për tradhti kombëtare, e ngritur kundër të gjithë anëtarëve të qeverisë Rama 2 që e kanë votuar.

Qeveria shqiptare Rama 2 ose është krejtësisht amatore, si vetë kryetari i saj; ose ka hyrë si e shitur në hullinë e shitjes së interesit kombëtar, si të gjitha qeveritë antishqiptare që janë blerë në 100 vjet nga Athina dhe Beogradi.

20 dhjetor 2017