24 Gusht 2026

Gent Kaprata, Sekretar i Departamentit të Infrastrukturës në PD, u shpreh në një media se qeverisja e Edi Ramës ka përqendruar pushtetin dhe ka boshatisur territorin, duke sjellë largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Ai tha se kjo situatë ka prodhuar edhe protestat që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit.

Kaprata akuzoi qeverinë se ka ndërtuar një sistem oligarkik, ku pushteti politik dhe interesat ekonomike janë të ndërthurura. “Shqipëria tashmë është organizuar në një oligarki të pastër”, deklaroi ai, duke shtuar se territori i vendit po përdoret në funksion të elitave pranë qeverisë Rama.

Z. Kaprata paralajmëroi se protestat mund të shtrihen edhe në qytete të tjera, veçanërisht në ato që Partia Demokratike i ka përcaktuar si zona që duhet të kenë statusin e bashkisë dhe pushtet politik. “Një copëz e Shqipërisë i premtohet më shumë se një përfituesi potencial. Nuk jam i bindur që e dini se s’ka shqiptar që nuk e di që një nga problemet më të mëdha të pronave në Shqipëri është që pronat janë të mbivendosura. Kjo seri ka nisur edhe në atë oligarkinë Rama, e cila po shqyen atdheun pjesë-pjesë dhe po ua hedh njerëzve të elitës që e rrethojnë zotin Rama.

Mua tani më kujtohet një vizatim i një arkitekti të madh, por që e bënte në kuptim të një libri mbi autokracinë të një autori gjithashtu shumë të madh, dhe ai e shpjegonte.

Ajo skicë ishte të vendosur një njeri shumë i rëndësishëm në një superkarrige, kolltuk të jashtëzakonshëm dhe disa shtresa nga këta që po flasim ne, dhe pastaj një rreth policësh të militarizuar, me armë të rënda, në ato skafandrat me veshje, dhe rreth e qark populli i drobitur. Kjo është skica që më ndërhyn mua në mend dhe është shumë funksionale. Unë shpeshherë ato që dua t’i them me fjalë i përkthej me vizatime që t’i kuptojnë”, deklaroi Kaprata.