25 Gusht 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar publikut përmes një video live pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec. Rama u ka premtuar qytetarëve se pas protestave të muajve të fundit ata, dhe “qeveria e tyre”, do të “dalin më të fortë”, ndërsa tregoi edhe planet për të ardhmen.

“Do na shtohet edhe “Pasqyra Albania”, dritarja e vetme unike ku qytetari do të drejtohet, për t’u informuar në kohë reale që qeveria, shteti, edhe komponentët e gjyqësorit mund t’i bashkohen, për të pasur kontaktin direkt të qytetarit me atë pushtet”, tha Rama.

Ai hodhi poshtë akuzat e përhapura së fundmi në rrjete sociale që përdor drogë kokainë. Kryeministri thotë se deformimi i hundës së tij – që është shenjë tipike e kokainomanëve – nuk ka lidhje me përdorimin e drogës.

Ai tha se hunda i është shtrembëruar “nga tentativa e pushtetit të Sali Berishës për ta vrarë gjatë viteve të para të demokracisë”.

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë dhe kjo ka një arsye… Ka herë pas here njerëz që merren me asimetrinë në hundën time. Falë kontributit të algoritmit, vjen ajo ironia e mallit, e drogës, e shtrembërimit… Ky është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, ku jam rritur dhe ku jam sot këtu…”, tha Rama ndër të tjera.

Ajo që ra në sy të mediave dhe publikut dje është dhe makina e re që përdori dje kryeministri. Bëhet fjalë për n Mercedes të ri luksoz, vlera e të cilit sipas raportineve në faqen zyrtare të Benz, kap një vlerë mbi 120 mijë euro.

Gazeta Dita