Vdiq në burg, 50 vjeçari u arrestua në vitin 2016 për vetëm 14 gram kanabis

Vdiq në burg, 50 vjeçari u arrestua në vitin 2016 për vetëm 14 gram kanabis. –

30 prill 2019

50 vjeçari që ndërroi jetë sot në burgun e Bënçës në Tepelenë, ishte arrestuar më shumë se dy vite më parë për një sasi tejet të vogël lëndësh narkotike.

Artur Zhupa banues në Gjirokastër, u arrestua më 20 gusht 2016, në fshatin Humelicë të Gjirokastrës, pasi në mjetin e tij, u gjet një sasi e vogël prej 14 gramësh lëndë narkotike.

Sasia e vogël e bimës u gjet në mjetin e tij tip “Hunday”.

Edhe pse kanë kaluar dy vite e 8 muaj, me sa duket 50 vjeçari ishte ende në burg.

“Më datë 20.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artur Zhupa, vjeç 48, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në fshatin Humelicë, nga kontrolli në mjetin tip “Hyndai” ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 13.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”, njoftonte policia.

Vdiq në burg, 50 vjeçari u arrestua në vitin 2016 për vetëm 14 gram kanabis

Ai ndërroi jetë sot pasi u transportua në spital.

50 vjeçari dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.

Gazeta Panorama