5 Dhjetor 2022

Ilir Alimehmeti tha se nëse nuk do të dalë fitues në primaret për Bashkinë e Tiranës tha se do të mbështes kandidatët e tjerë.

I ftuar në emisionin “Review”, Alimehmeti theksoi se në Tiranë nuk ka një përçarje mes kandidatëve ndërsa shtoi se fituesi i primareve do të shpallet së shpejti.

“Nëse do jem unë fituesi do ftoj kandidatët e tjerë t’i bashkojmë energjitë për 14 majin dhe patjetër nëse fituesi do jetë dikush tjetër nëse do bënte ftesën do e bënte ftesën do e ndihmoja mesa do kisha mundësi. Në Tiranë nuk ka një përçarje. Shpallja e fituesve nuk do marrë shumë kohë”- tha ai.

Gazeta Sot