5 Dhjetor 2022

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjitha degët e PD në Tiranë.

Gara ka shkuar në balotazh, megjithëse në këtë garë ka kryesuar Belind Këlliçi.

I dyti është renditur Ilir Alimehmeti, ndërsa i treti Gerti Bogdani.

Gara do të shkojë në balotazh mes Këlliçit dhe Alimehmetit, e cila do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor.

Rezultati:

Belind Këlliçi – 4040 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Gerti Bogdani – 1819 vota

Nga: CNA.al