4 Dhjetor 2022

Tensionet brenda radhëve të ushtrisë ruse sa vijnë dhe po bëhen gjithnjë edhe më të mëdha. Pakënaqësitë e ushtarëve kanë bërë që ata të ngrihen në protesta brenda një bazë ushtarake ku janë grumbulluar.

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamjet e trupave të mobilizuara ruse të cilat dyshohet se po kryejnë një kryengritje dhe largohen me forcë nga baza ushtarake.

Skenat u shpërndanë nga revista Business Ukraine – një revistë e pavarur që mbulon çështjet aktuale të Ukrainës.

Mediat ndërkombëtare nuk kanë mundur të vërtetojnë në mënyrë të pavarur lajmin, teksa është e dukshme se forcat ruse vazhdojnë të përballen me pengesa ushtarake dhe të vuajnë nga morali i ulët.

Gazeta Panorama