“Unë fsheh mesazhin e vërtetë”, pensionisti zbulon unazën e rrallë. –

Tom Clark, 81 vjeç, gjeti një unazë në 1979 teksa kërkonte në një  tokë bujqësore, pak larg qytetit të tij të lindjes, Aylesbury, në Buckinghamshire.
Ai e futi unazën brenda një kallaji metalik dhe e la brenda një garazhi, ku mbeti e harruar për dekada.

Ai u ndesh përsëri me unazën pas vdekjes së nënës së tij, teksa ishte duke sistemuar sendet në garazhin e tij.

Mendoi  që ta studiojë atë dhe u trondit kur zbuloi se ishte një artefakt mesjetar 670-vjeçar, që daton në 1350. Unaza e shekullit të katërmbëdhjetë mban një mbishkrim latin.

Tani është vendosur të shitet në ankandin e Hansons Auctioneers ‘Historica dhe Metal Detektet në Etwall, Derbyshire, më 27 gusht për rreth 10 mijë paund.

Në atë kohë unë kisha vetëm 10 vjet që zbuloja metale dhe nuk e kuptoja se unaza ishte një gjë e veçantë. Ishte e përdredhur dhe e thyer e gjitha kur e hapa. E  çova në një muze së bashku me shumë unaza të tjera që kisha gjetur, në mënyrë që ata të regjistronin gjetjet. U ktheva një javë më vonë dhe ata më thanë se unazat ishin krejt moderne dhe i kthyen ato për mua. Kështu që i futa të gjitha në një kallaj dhe i lashë në garazh në shtëpinë e nënës sime, ku unë isha duke jetuar në atë kohë. Në atë kohë unë isha 30 vjeç.

Disa muaj më parë, unë isha duke sistemuar disa sende në garazhin tim që kishin ardhur nga shtëpia e nënës dhe aty ishte – kallaji me unazatE çova përsëri në muzeun tim lokal dhe gjetja tani është regjistruar. Ajo është me karat të lartë dhe i takonte  dikujt me rëndësi për shkak të dekorimit dhe cilësisë së arit. Unaza ka të vizatuar  perëndinë Mars që mban një shtizë dhe trofe. Unë do të doja të dija se kujt i përkiste. Ajo përmban një mbishkrim latin (NVNCIE.VERA.TEGO) që mund të përkthehet si ‘ Unë fsheh mesazhin e vërtetë’. Kjo mund të lidhet me rolin e një unaze vulë në sigurimin e korrespodencës”, tha Clar.

Gazeta Liberale