20 Nentor 2022

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër, ku një automjeti i cili ishte në lëvizje është marrë para nga rrjedha e ujit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën Bogë, në vendin e quajtur si “Përroi i thatë”, teksa brenda automjetit dyshohet se ishte Pjetër Gjoka, së bashku me 2 fëmijët e tij.

Alarmin e kanë dhënë të afërmit e drejtuesit. Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në dijeni forcat e policisë. Priten të mësohen të tjera detaje.

Gazeta Shqip