Ja kur hapet për publikun Katedralja e Notre Dame

30 KORRIK 2022, 15:17

Katedralja Notre-Dame në Paris është një ndër monumentet kulturore më të bukura në botë, por pas zjarrit që ra në vitin 2019 gjasat për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme u shuan ditë pas dite.

Megjithatë duket se mrekullia ka ndodhur, teksa tashmë po mendohet që Katedralja të hapet për vizitorët në 2024.

Lajmin e dha ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak. Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm.

Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë. Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tre faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.

Faza e dytë që përfshin punimet në kornizat dhe çatitë, kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.