U konfirmuar zyrtarisht si kandidat për deputet në listat e PD, reagon ish-shefi Erzen Breçani dhe bën premtimin e madh: Një rezultat befasues që më emocionoi shumë!

11 TETOR 2020

Pjesë e listët së kandidatëve për deputet që u konfirmuar për PD në Tiranë është edhe ish-shefi i lartë i Policisë, Erzen Breccani.

Pas konfirmimit zyrtar, Breccani ka reaguar me një postim falënderues në rrjetet sociale.

“Miq te nderuar dje pas propozimeve te demokrateve te Njesise Nr.4 dhe kalimit me sukses te komisionit te verifikimit te figures se kandidateve per Deputet te PD u krye votimi nga antaret e PD te Njesise tone ku dhe u krye konfirmimi i te gjithe kandidateve

Per mua ishte hera pare qe ne keto vite te demokracise te pranoj te perfaqesohem nga propozimet e strukturave te PD edhe pse nuk kan munguar per vite me rradhe me pare por per shkak te profesionit dhe detyrave shtetrore ishte e pamundur te perfaqesohesha ne struktura partiake, propozimit te atyre njerezve qe jetoj me ta banoj me ta dhe kalova ma shum se gjysmen e jetes me ta ketu ne Njesin Nr4 ne vendin ku linden e u rriten femijet e mi niper e mbesa te mit vullnetin te tyre dhe demokrateve te zones nuk do e refuzoja kurr aty ne kete zone me njofin i njof prej 25 vitesh dhe pranova te jem perfaqesuesi i tyre per cdo hall problem shqetesim e cdo gje tjeter

Une e prisja nje rezultat konfirmues dhe pozitiv por ishte akoma me teper nje rezultat befasues qe me emocionoj shum me mbushi me shprese dhe me pergjegjesi nga 450 votues vetem 10 kunder i falenderoj te gjithe votuesit per mbeshtetjen e votbesimin falenderoj gjith popullin e njesise 4 falenderoj Kryetarin e saj aktual dhe ate paraardhesit e tij falenderoj te gjith kryetaret e grupseksioneve falenderoj antaret e PD falenderoj kandidatet per Deputet Gent Strazimirin.Klaudia Neziraj.Mark Uka.Mirgen Zaçellari.Sokol Preçi dhe ju uroj ne vazhdimesi.

Falenderime mirenjohje Kryetarit te deges tone Ervin Goxhaj. Te gjithe se bashku arrihet me lehte ndryshimi”, shkruan ai.

Gazetya Sot