Trump del live dhe i jep apelin e prerë protestuesve

6 JANAR 2021

Presidenti në detyrë Donald Trump u bëri apel protestuesve të shkojnë në shtëpi, menjëherë pasi Joe Biden doli në një konferencë dhe i bëri apel këtij të fundit për tu bërë thirrje protestuesve që të tërhiqen.

“ Ishin zgjedhje të manipuluara, por duhet të kemi paqe. E dimë se si ndiheni, jua duam, por shkoni në shtëpi. Shkoni në shtëpi të qetë”, tha Trump në video mesazhin e tij.
Ndërkohë vetëm pak çaste më parë Biden tha në konferencë: “Ky është një kaos i cili duhet të përfundojë tani. Donald Trump dil tani live në televizionin kombëtar dhe jepi fund këtij kaosi. Jam i shokuar që kombi ynë që ka qenë fanar ndriçues për demokracinë ka përfunduar kështu. Kjo e sotmja është shfaqje e turpshme. Shohim një numër të vogël ekstremistësh, kjo është anarki, është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet. Fjalët e një presidenti kamë rëndësi, pavarësisht sa i mirë apo i keq është ai president”, tha ai.

Gazeta Sot