Kaosi në Kongresin Amerikan, reagon Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Pamjet nga Uashingtoni tronditëse!

6 JANAR 2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka mbajtur qëndrim lidhur me kaosin nga protestuesit në godinën Capitol në Uashington DC të SHBA.

Sipas Stoltenberg skenat janë tronditëse teksa kërkon që rezultati i zgjedhjeve demokratike amerikane duhet të respektohet.

Protestuesit që sot vërshuan brenda Kongresit të SHBA ishin mbështetës të Trump që nuk lejuan certifikimin e Joe Biden si fitues të zgjedhjeve dhe President të ardhshëm.
‘’Skena tronditëse në Washington, D.C. rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet.’’- shkruan Stoltenberg.

Gazeta Sot