Toponimet me emrin Kisha në Llap

NGA: GANI I. MEHMETI

14 NËNTOR 2020

Si dihet, Serbia përpiqet të manipulojë me kishat në Kosovë, gjoja se në bazë të tyre dhe manastireve fetare, Kosova na qenka serbe!  E, kjo është vetëm një përpjekje për përfitim, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Se kishat ishin të shqiptarëve, flet numri i madh dhe shumë i hershëm i kishave në trevën e Llapit, ani pse sot në llap nuk di të ketë ndonjë të krishterë. Ndërkaq, unë nuk jam në dijeni se edhe kisha më e vjetër dhe më e re, ajo e ndërtuar në vitin 1929 mbas pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe mbasi ajo kishte vendosur administratën  në Llap, se kishin shfrytëzuar për rite fetare apo jo. Për kishat e tjera, as që kanë qenë të interesuar e nuk di se kanë ditur gjë për ekzistimin e tyre me mijëra vite ndoshta.

Llapi ka pasur banorë të krishterë, qoftë katolik apo ortodoks, ata kishin pasur të ngritura edhe kishat, por që nuk është asnjëra nga të vjetrat, të cilat nuk dihet kur ishin ngritur.

Me këtë, po duam t’u themi serbëve, qeverisë së saj dhe kishës serbe, se këto kisha në Llap kanë qenë të gjitha në shfrytëzim të shqiptarëve deri në momentin kur ata masovikisht u konvertuan në muslimanë, edhe këtu me dhunë, jo me dëshirën e tyre. Këtu mund të më kundërvihet dikush nga muslimanët e sotëm, por ata të moshës sime e pak më të rinj dhe të gjithë më të vjetrit, dinë se prindërit e gjyshërit tanë thoshin:

Me shpatë kemi ardhë në dinë!

Për mua, edhe me vetëm këtë thënie kaq të shkurtër, më lë të kuptojë mënyrën se si kanë ardhur në muslimanizëm shqiptarët e trevës së Llapit dhe të të gjitha trevave shqiptare. Unë nuk jam për e as kundër feve.

Feja ka pasur rolin e edukimit të njerëzve keqbërës, që ata të mos bëjnë të këqia, me çka them se fetë kanë pasur (nuke di sot sa e kanë) qëllimin e mirë. Mirëpo, sot çdo fe është politizuar. Më shumë se të gjitha fetë e tjera, është e politizuar feja ortodokse serbe, e cila, nuk bën agjitacion për qëllimin e saj që e ka, por është e lidhur këmbë e krye me shtetin e Serbisë dhe i prin asaj në plane të ndryshe për zhvillimin e luftës kundër shqiptfarëve në të gjitha drejtimet; me pushtimet e tokave, me djegien e tokave e popullit shqiptar, me përndjekjet nga tokat e tyre, me shpërnguljet jashtë Kosovës, ashtu si dikur nga Sanxhaku i Nishit dhe ai i Tplicës etj., që nga Nishi e deri në kufirin Kosovë – Serbi  më 1878 e më vonë.

Edhe sot, përmes fesë ortodokse serbe, të ngujuar në Manastiret shqiptare qoftë në Deçan e Graçanicë, ata e luftojnë shqipotarizmin dhe përpiqen të përfitojnë territore tjera në Kosovë dhe statutet e veçanta për këto kisha e manastire “serbe”.

Sot në trevën e Llapit kemi në 28 fshtra toponimi (vende me emra) të kishës. Sikur të kishin qenë këto serbe, nuk do i linte Serbia, por nuk kanë qenë, ashtu sikur nuk janë as manasitret.

Dihet mirëfilli se vetë Mavrajt e Istogut deri vonë kishin paguar taksën fetare në manastirin e deçanit, pse ata deri vonë i takonin ortodoksisë shqiptare. Mavriqët në përgjithësi, deri vonë ishin betuar në Kishën e Manastirin Deçanit.

Kështu, deri me prëfundimin e luftës më 1999, më shumë kemi emra vendesh me emrat e kishave se sa të xhamiave, të cilat janë edhe shumë më të reja se sa ndërtimi i kishave..

E, pas vitit 1999, me investimet nga shtetet e ndryshme muslimane, si Turqia, shtetet arabe, si dhe nga vetë Serbia, gati në çdo fshat është ngritur nga një xhami. Dhe, është për t`u shënuar se në shumë fshatra kanë dhënë premtime edhe për ndërtimin e ndonjë shkolle, por, premtimet kane mbetur vetëm premtime.

Atë që ta jep anmiku – mos e merr! – popullore.

Sot në mberë trevën e Llapit ekziston vetëm një kishë – ajo në Podujevë, e ndërtuar në vitin 1929, pra shumë vite mbas pushtimit të Kosovës nga kolonistët serbë, më 1912.

Pa e zgjatur më shumë, po i japim emrat e fshatrave në Llap me emra të kishës:

Kisha (Sallabajë),
Kisha (Reçicë),
Kodra e Kishës (Bradash),
Te Kisha  (Brecë)
Te Kisha  (Buricë)
Te Kisha  (Barainë)
Te Kisha  (Brainë)
Ara e Kishës (Batllavë)
Te Kisha (Bërvenik)
Kisha, Vorret e Kishës (Bellosica)
Livadhi i Kishës (Rakinicë),
Prroni i Kish`s (Dyz),
Rrafshina e Kishës (Lladoc)
Bokat e Lugut të Kishës, Te Prroni i Kishës (Herticë),
Malet e Kishës, Te Kisha (Kalaticë)
Reka e Kishës, Gurina e Kishës, Ura e Kishës, Përroni i Kishës, Kisha e Kuqe  (Katunishtë),
Gurina e Kishës (Popovë)
Ara e Kishës, Përroni i Kishës (Lupç i Epërm),
Kisha, Livadhet e Kishës (Metërgofc),
Arat e Kishës (Sfeçël),
Kisha, Lugu i Kishës (Lupç i Poshtëm)
Kodra e Kishës, Kroni i Kishës (Dumnicë e Poshtme),
Kodra e Kishës (Dumnicë e Epërme),
Reka e Kishës (Llapashticë e Poshtme),
Qarri i Kishës (Lezhnicë),
Roga e Kishës, Lugu i Kishës ( Surdull),
Te Kisha (Metehi)
Te Kisha (Surkish).

Kjo na tregon se kishat kanë qenë, por ato ishin jo serbe, jo sllave. Kështu, me ardhjen e serbëve, ata u përpoqën t`i quanin si të tyre, por, nuk u morën as me meremetimin e tyre, çka mbetet të kuptohet se nuk investuan në monumente të të tjerëve, në këtë rast në monumente fetare shqiptare.