18 Shkurt 2023

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në veri të Kretës.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri të Heraklionit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 10 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Kretës.Nuk ka njoftime per demtime.