Tërmet në Romë, banorët dalin nga banesat dhe qëndrojnë në rrugë

11 Maj 2020

Një tërmet me magintudë 3.3 të shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Itali. Lëkundjet u ndjenë në orën 05:03 të mëngjesit.

Mësohet se epiqendra ka qenë në zonën verilindore të Romës. Mediat italiane raportojnë se lëkundjet kanë qenë 5 km nga komuna Fonte Nuova në provincën e Romës.

Po ashtu raportohet se tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët e kësaj zone, ndërsa ata deklaruan se lëkundjet janë ndjerë shumë. Ndërkohë, ka pasur shumë nga ata banorë që kanë lënë banesat dhe kanë qëndruar për disa orë në rrugë.

©Copyright Gazeta SHQIP