Tensionohet situata në mbledhje/ “S’më ka takuar njeri, kujtoj vetëm vitin 2005”, plas debati mes anëtarëve të Partisë Demokratike: Jo more…

30 MAJ 2021

Anëtarët e grupit për Partinë Demokratike janë duke zhvilluar mbledhje me demokratët e Gjirokastrës. Gjatë takimit një nga qytetarët u shpreh se askush nga anëtarët nuk e ka takuar apo e ka vizituar në banesën e tij.

Ai u shpreh se pavarësisht deklaratave që jepen në media, një takim me anëtarët e grupit për PD-në nuk ka ndodhur që në vitin 2005.

Ndërkohë demokrati është kundërshtuar nga qytetarë të tjerë të cilët ndodheshin në sallë. Ata u shprehën njëzëri se takimet janë zhvilluar, por ndoshta jo në shtëpinë e tij.

Pjesë nga biseda:

Demokrati: Çfarë takimesh, mua nuk më ka ardhur njeri të më takojë…as në lagjen time s’kam parë njeri

Zërat në sfond: Jo more, janë bërë takime

Demokrati: Mua s’më ka takuar njeri s’di ku ju takuan ju

Zërat në sfond: Janë bërë janë bërë, mbase ty personalisht s’të kanë ardhur, por janë bërë.

Gazeta Sot