16 Shkurt 2023

Tensione në hyrjen e Kuvendi, ku deputetë demokratë e përjashtuar po tentojnë të futen në sallë me forcë, ndërsa pengohen nga efektivët e Gardës.

Flamur Noka dhe Edi Paloka vijojnë debatet në përpjekje për t’i bindur ata.

Ende nuk është konfirmuar nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin zyrtarisht në orën 10.00 të mëngjesit, por ende jo vetëm që nuk ka nisur por nuk dihet edhe sesa do të zgjasë.

Kujtojmë se Berisha është përjashtuar dje për 10 ditë nga seanca plenare, ndërkohë po të njëjtën masë ka dhe për deputetin Flamur Noka, bashkë me Këlliçin dhe Edi Palokën.