16 Shkurt 2023

Mocioni me debat i opozitës me kryeministrin Rama do të zhvillohet në Surrel, nëse kryeministri nuk paraqitet në Kuvend.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i PD-së Sali Berishas para protestuesëve.

“Le të betohemi këtu, në emrë të të gjtihë atyre që përfaqësojmë, ai mocion po nuk u bë në parlament do të bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë, kështjella e të keqes është Surreli, ne do shkojmë atje ku struket ai.

Paqësisht do tja numërojmë të gjitha pikat e mocionit. Po doli të japë përgjigje mirë, po s’doli të rrijë aty. Por Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë aty dhe i themi kemi 13 pyetje o Sulltan,” tha ai.

Gazeta Sot