Të shtëna me armë te Burgu i Peqinit, plagoset një punonjësi i policisë

28 prill 2020

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur në këto momente pranë Burgut të Peqinit.

Burime bëjnë të ditur se si pasojë e të shtënave dyshohet se i plagosur ka mbetur një polic i burgut.

Mësohet se efektivi i policisë është Idajet Paja 41 vjec instruktor i qenit, i cili ka qenë në brendësi të burgut.

E shtëna ka ardhur nga jashtë murit të burgut.

Nga Shqiptarja.com