4 persona të ekzekutuar brenda pak orësh sot në Shqipëri Rama: – Nuk kam asnjë shqetësim, ky do jetë…

27 PRILL 2020

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” ka komentuar dy vrasjet e 2-fishta brenda pak orësh në Durrës dhe Lezhë. Rama e ka quajtur ditë jo të mirë për rendin dhe sigurinë.

Rama tha se gjithsesi nuk shqetësohet për ecurinë e Policisë pasi është i bindur se ky do jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit ndaj krimit.

”Nuk ka qenë ditë e mirë. Por një ditë e pazakontë për ecurinë e Policisë. Nuk kam asnjë shqetësim dhe ky do të jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit me krimin, dhe me operacionin OFL.”- tha Rama.

Gazeta Sot