23 Prill 2025

Sali Berisha, nga Korça, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë për partitë të cilët i ftoi në koalicion, por nuk pranuan të bashkoheshin.

Berisha tha se i ftoi për interesin qytetar, në mënyrë që vota e popullit opozitar mos të përçahej, por sipas tij ata nuk gjetën forcë të bashkoheshin me PD.

“Të kishin patur në karakter 1/10 e Ilir Vrenozit ishim mes nesh sot. Nuk e patën”, tha ai.

Berisha: U bëj thirrje të dashur qytetarë asnjë votë për ata të cilët i ftuam të jenë në koalicion me ne, në mënyrë që çdo votë shqiptare të vinte për fitoren e opozitës dhe kundër Edi Ramës dhe nuk gjetën forcë të vinin.

I ftova vetëm në emër tuaj dhe për interes tuaj, se aspak doja ti ftoja. Nuk doja që asnjë votë e popullit opozitar të ndahej. Nuk erdhën, dhe tani thonë; jo nuk jemi për rotacionin, ne jemi kundër sistemit. Heqin maskat. Nëse nuk je për rotacion, je për Edi Ramën.

Nëse je kundër sistemit, përsëri je për Edi Ramën. Atëherë qytetarë, i lini në vetminë e tyre.

Të kishin patur në karakter 1/10 e Ilir Vrenozit ishim mes nesh sot. Nuk e patën.