Të gjithë të bashkuar, kundër…. shqiptarëve!

Nga Mentor Kikia

4 Shkurt 2022

Berisha akuzon Bashën se është njësh me Ramën, dhe se bëjnë biznes e pazare politike.

Basha akuzon se Berisha dhe Meta janë bashkë me Ramën dhe se punojnë për të mbështetur njëri-tjetrin.

Meta dhe Berisha janë bashkë, për këtë s’ka nevojë për konfirmime, pasi e kanë konfirmuar vetë.

Po të kthejmë kokën pas kujtojmë se:

Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë kundër Ramës.

Rama dhe Meta kanë qenë bashkë kundër Berishës.

Basha, Berisha dhe Meta kanë qenë bashkë kundër Ramës.

Berisha dhe Meta janë sot bashkë kundër Bashës.

Berisha, Meta dhe Basha, janë edhe kundër njëri-tjetrit, edhe kundër Ramës.

Tani, këta ose janë të gjithë kundër njëri-tjetrit, ose janë të gjithë bashkë dhe herë bëhen kundër njërit e herë kundër tjetrit.

Por më shumë se kundër njëri-tjetrit, këta mua më duket se janë kundër shqiptarëve. Dhe këtë e tregojnë këto foto: Çmimi i karburantit, ndër më të lartët në Europë. Paga mesatare, më e ulëta në Europë.