Nga Jaho Brahaj

Te fshehtat e nje gdhendje ne gur ne Kokdode Puke.

28 korrik 2021

Deri me sot shume pak jane bere objekt studimi dhe dokumentimi veprat tradicionale te ruajtuara ne shekuj te artit popullor. Ato permbajne ne forme grafike shenja te riteve, shpjegime kultesh dhe shpeshhere kane mesazhe mitologjike e magjike.

Ne Kullen e Kokdodes, Puke ruhen disa gdhendje ne gur, te cilat jane ruajtur nder shekuj duke u rivendosur (riperdorur) ne muret e banesave sa here rindertohshin ato.

Ne foto shikojme figuren njerzore e cila eshte ne katet e siperme te kesaj kulle me artitekture te vecante te malesive tona. Po ta shikojme dhe analizojme ne teresine e kulteve dhe besimeve popullore te trasheguara dhe qe ishin shume te rendesishme ne keto krahina marrim informacion me te gjere dhe me te sakte. Kulti i Diellit njihet pothuajse ne mbare boten dhe dihet rendesia, por ne malesite e thella eshte ruajtur me gjate dhe me besim me te konsoliduar. Ne majet e maleve ruhen edhe sot ceremoni me peligrinazhe ne dite te caktuara sipas kalendarit te motshem i lidhur me kater pozicionet e diellit gjate nje viti. Gjithmone sipas hulumtimeve dhe kerkimeve shenjat qe perfaqesonin Diellin vendoseshin ne faqen e baneses perballe lindjes se Diellit. Nje rit i vjeter por me force besimi deri ne mesin e shek. XIX e ne vazhdim eshte dhe falja kur binte (lindete) Delli. Ne kete moment njerzit ktheheshin nga Dielli ne Lindje, dhe me dy faqet e brendshme te duarve ne pozicion ne dy anet e kokes i faleshin Atij. Siq shihet edhe figura e Kulles se Kokdodes qe eshte ne faqen nga lind Dielli ka kete rit te perfaqesuar ne kete gdhendje guri te mocme.

Gatim Ceremonial Fli-ja. Flija gatuhej ne Darken e Bjeshkes dite qe i kushtohej diellit dhe si shikohet ka motivin grafik te Diellit.

Ga arkeologjia ne trualin etnik shqiptar kemi artefakte te shumta qe perfaqesojne Kultin e diellit e po keshtu edhe gjurme te tempojve te Diellit te zbuluar. Poe edhe me I bollshem eshte motivi grafik I iellit ne veshjet shqiptare dhe ne mbare objektet e kultures popullore etj.Ketu nuk po zgjatemi me rite te tjera te trasheguara ne lidhje me pozicioet e diellit rreth vitit dhe as me betimet qe ruhen nga populli yne ne lidhje po me kete.

Ne kete kulle ka edhe gdhendje te tjera me rendesi per kulturen dhe trashegimine e zones, por dhe qe i jep nje vlere arkitektures se baneses pukiane edhe si vater kulti dhe dijeve me gjurme piktogramesh shume te mocme.