
“Synimi ynë, të mbajmë të rinjtë të studiojnë në shtëpi”, Rama: – Me Diellën po projektojmë të ardhmen
30 Shtator 2025
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëllimi i kësaj qeverie është që t’i ofrojë të rinjve mundësinë që të studiojnë dhe të thellohen në kërkimet shkencore, në vendin tonë.
I pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Rama theksoi se vizioni është i qartë; do të kërkohet partneritet dhe me universitetet europiane.
“Kur u themelua Nano-Alb, 5 vite më parë ishte një sinjal i një Akademie e ripërtëritur shkencash dhe jo për të ngelur në të shkuarën. Nuk ka dyshim që nano-teknogjia është kampione. Një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë një sistem për nano-shkencën. Vizioni ynë është që çdo i ri shqiptar të studiojë në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane.
Është punë që ka nisur dhe po shohim hapat e para dhe rezultatet e para. Ky investim në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyrë inovatore. Ky brez do të çojë përpara ekonominë dhe instustrinë shqiptare. Dua t’u them se Shqipëria është e angazhuar që çdo euro të kthehet në përparim të prekshëm.
S’ka dyshim që ashtu siç disa të ardhur nga jashtë, ta shohin, ky është një vend miqësor. Një vend ku fjala mirëserdhët, është në përputhje të përkryer me atë çka mund të presësh. Pres me padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj, për të bërë gjëra më të mira në përparimin e saj”, tha ai.
Rama u shpreh se Shqipëria guxon dhe udhëheq, ndërsa theksoi se Diella nuk është lodër, por me të po projektohet e ardhmja e Shqipërisë.
“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.
Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.
Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publik e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtylle themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë por është zgjeruar dhe më gjerë”, tha Rama.