Studimi i OBSH i jep fund polemikave: COVID19 kaloi nga lakuriqët e natës tek njeriu, s’ka më hetime për daljen nga laboratori

Shumë shkencëtarë besojnë se skenari më i mundshëm është që Sars-Cov-2, virusi që shkakton Covid-19, u përhap natyrshëm nga lakuriqët e natës tek njerëzit, ndoshta përmes një specie ndërmjetësuese

KINË-Shi Zhengli, një shkencëtare kineze, e cila ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat se Covid-19 është krijuar nga laboratori i saj në qytetit Wuhan, ka thënë se është e hapur për çfarë do lloj vizite. Deklarata e saj vjen, pasi një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetit është përgatitet të udhëtojë në Wuhan muajin tjetër për të filluar hetimin mbi origjinën e Covid-19.

Unë kam komunikuar dy herë me ekspertët e OBSH-së. Unë personalisht dhe qartë kam shprehur se do t’i mirëpres ata të vizitojnë WIV(laboratorin),  bazuar në një transparent dhe e hapur për dialog. Por plani specifik nuk është vendosur nga unë,”-ka thënë ajo. 

Sipas BBC, shumë shkencëtarë besojnë se skenari më i mundshëm është që Sars-Cov-2, virusi që shkakton Covid-19, u përhap natyrshëm nga lakuriqët e natës tek njerëzit dhe tani për tani duket se ka pak shanse që hetimi i OBSH-së të shikojë teorinë se ka rrjedhur nga një laborator.

Termat e referencës për hetimin e OBSH-së nuk përmendin teorinë dhe disa anëtarë të ekipit prej 10 personash i kanë përjashtuar të gjitha. Peter Daszak, një zoolog britanik, është zgjedhur si pjesë e ekipit për shkak të rolit të tij udhëheqës në një projekt ndërkombëtar multimiliona dollarësh për të zbuluar viruse. Ai është në bashkëpunim të ngushtë me Prof Shi Zhengli në marrjen e mostrave masive të lakuriqëve të natës në Kinë. Sakaq më parë Dr. Daszak e quajti teorinë se virusi ka rrjedhur nga një laborator një “teori konspiracioni”.

Ndërkohë, një fokus i hetimit do të jetë dhe një treg në Wuhan i cili merret me tregtimin e kafshëve të egra. Dr Daszak tha që ekipi i OBSH-së do të studiojë se nga kanë ardhur kafshët dhe ku janë zbuluar rastet e para, por sipas tij ende nuk ka prova se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Kinë.

“Unë ende nuk kam parë ndonjë provë për një rrjedhje laboratori ose një përfshirje laboratori në këtë shpërthim. Unë kam parë prova thelbësore se këto janë dukuri që ndodhin natyrshëm të nxitura nga prekjet njerëzore në habitatet e botës së egër, e cila është qartë e ekspozuar në Azinë Jug-Lindore,“-ka thënë ai.