Studentët e Politeknikut konfliktohen me rojet, nxjerrin karrige e banka. Ndërhyn edhe policia. –

9 janar 2019.

Protesta e studentëve është përshkallëzuar në përplasje verbale.

Vetëm pak çaste më parë ka patur një përplasje mes studentëve dhe rojeve të sigurisë në Universitet.

Studentët, kanë nxjerrë jashtë fakultetit karrige dhe banka dhe rojet janë detyruar të thërrasin policinë në ndihmë. Akuza e studentëve si shkak për këtë konflikt, ka shkuar për dekanin e fakultetit i cili sipas tyre i ka kërcënuar ata për të vazhduar mësimin dhe të ndaluar protestën.