Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës te Ministria e Arsimit.

11 Nentor 2026
Nga OraNews
Studentët e “Politeknikut” kanë braktisur auditorët dhe po grumbullohen për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë Rama.
Sot, në orën 14:00, është paralajmëruar mbajtja e një proteste kombëtare, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, sakaq grumbullimi i tyre ka nisur tashmë.
Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
