1 Shkurt 2023

Avokat Spartak Ngjela shprehet se dosja “McGonigal” në Shqipëri është kthyer në një novelë. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela theksoi se kryeministri i vendit, Edi Rama mund të ekstradohet nëse është i implikuar në këtë dosje.

Sipas Ngjelës, edhe opozita gjithashtu ka nxituar me qëndrimet e saj në lidhje me këtë çështje. “Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit.

Meqë problem është me Ramën, thotë po e verifikojnë.  Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington. Ju si mendoi nëse del i implikuar Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po. Hetimi nuk nis këtu sepse do prova. Ku i gjeti provat FBI për shefin e Shqipërisë? Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete. Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë…SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”, deklaroi ai. Kujtojmë që dje SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për dosjen Rama-McGonial, pas kërkesës nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ndërkohë duke u ndalur te gjyqi në Apel për vulën e PD, avokat Ngjela theksoi se është Berisha ai që mban peng partinë. “Gjykata i ka hedh në lojë, Saliu është ai që mban peng PD. Tani ka nxjerrë, Rama i tha McGonigal, ambasadorja ka pasur takime. Por përse nuk I bëhet pyetja çfarë ka ambasadorja me ju? Duhet të dalin prova që kanë qenë në bashkëpunim, por jo përse kanë zhvilluar takime”, u shpreh ai. Më tej avokati tha se ata që kanë frikë nga drejtësia e re janë me Moskën.  “Çështja mund të zgjasë edhe në dy vite. Deri në tre e kemi ne, pastaj ka edhe kërkesa për afate.

Korrupsioni lartë shtetëror sot është me Moskën. Ata që janë të trembur nga anti-korrupsioni, me Moskën i keni. Ata që kanë rënë nga pushteti. Ata që janë trembur…”, nënvizoi ndër të tjera avokati Ngjela.