13 Janar 2026

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do të mblidhet në datën 28 janar ora 12:00, për çështjen ‘Balluku’.

Sipas urdhërit të kryeparlamentarit Niko Peleshi, kërkesa e SPAK per t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Ballukut do të shqyrtohet një javë pasi Gjykata Kushtetuese do të ketë shqyrtuar ankimimin e Keshillit të Ministrave për masen e sigurisë “pezullim nga detyra” të Belinda Ballukut.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar këtë masë shtrënguese dhe verdiktin final pritet ta japë më 22 janar.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pas akuzave të ngritura ndaj saj.