26 Shkurt 2026

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësime të forta lidhur me situatën politike dhe të drejtave demokratike në vend, ndërsa draft‑raporti i draft‑rezolutës mbi Shqipërinë thekson se klima politike mbetet e polarizuar dhe ka tregues të presionit ndaj votuesve, çështje që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Raporti i publikuar nga Parlamenti Europian, i hartuar nga Schieder, përshkruan shqetësimin se pavarësisht se korniza ligjore për zgjedhjet është përgjithësisht e përshtatshme. Sipas raportit, polarizimi politik dhe retorika konfrontuese ndihmojnë në krijimin e një klime të tensionuar që sulmon kontrollin parlamentar dhe besimin te institucionet demokratike.

“Ka presion ndaj votuesve, ka polarizim. Javët e fundit është radikaliauar duke u përpjekur për të bërë protesta në rrugë. Sa i takon korrupsionit, reforma po ecën. Shqipëria ka bërë progres, por ka ende punë. Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime, pasi ka çështja e korrupsionit ngelet problematike.”, tha ai.