rama-sondazh-minister-i-jashtem-

Sondazhi në BW: Rama edhe Ministër i Jashtëm, zgjedhje e gabuar.-

19 Janar, 2019

Vetëemërimi i Kryeministrit Edi Rama edhe në postin e Ministrit të Jashtëm, është i gabuar. Më 14 janar, “BalkanWeb” iu drejtua me një pyetje përmes sondazhit lexuesve, përmes së cilës i ftonte të votonin nëse vetëemërimi i kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm ishte i drejtë, apo i gabuar.

Në harkun kohor të 5 ditëve, në sondazh morën pjesë 4 399 lexues, nga të cilët 2 298 ose 52.24% zgjodhën opsionin ‘e gabuar’. Për 41.15% të lexuesve ose 1 810 prej tyre që morën pjesë në sondazh, vetëemërimi i kryeministrit edhe në postin e ministrit të jashtëm ishte i drejtë. Ndërkohë 6.62 % e pjesëmarrësve në sondazh preferuan të zgjedhin opsionin ‘nuk e di’.

rama-sondazh-minister-i-jashtem-