Edi Rama

17 Shkurt 2026

… Është i njëjti Ramë, me hije të rëndë dhe zë të trashë, që kur ndodhet përballë problemeve lë repertorin e forcës politike dhe na duket si kryetar opozite.

Analisti Skënder Minxhozi tha për një emision televiziv se ligjet e reformës i bënë shkencëtaret jo të rinjtë.

Sipas tij, metodologjia e ndërtimit të legjislacionit është e gabuar dhe përgjegjësia kryesore bie mbi atë që përzgjedh listat e deputetëve, çka sipas tij ka ndikuar në rënien e cilësisë së përfaqësimit.

“Nuk mendoj se Rama ka ndryshuar. Është i njëjti Ramë, me hije të rëndë dhe zë të trashë, që kur ndodhet përballë problemeve lë repertorin e forcës politike dhe na duket si kryetar opozite. Kjo është një metodologji e keqe e të bërit legjislacion dhe këtë e bën Parlamenti. Ne merremi me politikën dhe gjysmën e njerëzve të atij Parlamenti nuk e dimë fare si quhen. Ose vijnë nga qëndrestarët e Berishës ose, më së shumti, nga kjo qasje që PS ndër vite ka ndërtuar një strukturë ku parim nuk është më profesionalizmi, por komoditeti. Po t’i hysh sot grupit socialist, ka rënë cilësia e kësaj qeverie, sepse fajin kryesor e ka ai që zgjedh listat e deputetëve, ai që nuk vendos “llambat” që duhet të ndizen në rast risku dhe rreziku. Unë si votues i kërkoj llogari ose kryetarit të PD-së ose të PS-së. Në jetën tonë politike ky është problemi. Ligjet e reformës i bënë shkencëtaret jo të rinjtë.

Tani Rama po mundohet t’i gjejë sëmundjes ilaç, kur do të ishte mirë t’i gjente profilaksinë. Jemi në një situatë ku europianët na shohin me shtatë dylbi; shih ambasadorët, konflikti i Ramës dhe Gonzatos nuk ishte rastësi. Përse, në stadin kur sukses kryesor ke hapjen e kapitujve dhe përafrimin ligjor, krijon situata të tilla? Një nga tryezat e reformës në drejtësi ka qenë vetëm me të huaj.”