Skandali/ Ministrja e Kulturës i legalizon hotelin 4 katësh ne Zone Arkeologjike …

29 nentor  2020

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka firmosur një dokument për legalizimin e një hoteli 4 katësh në qendër të qytetit të Sarandës. Hoteli është në pronësi të z. Agron Qurku, i cili është hetuar, gjykuar dhe dënuar për një seri ngjarjesh kriminale në Sarandë, ndër të tjera edhe si autor i masakrës së Qafë-Gjashtës, ku një punonjës policie u vra dhe të tjerë u torturuan.

Ndërtimi shumëkatësh, përpos pa leje, është në një zonë arkeologjike. Sipas dokumenteve që ka siguruar “Bold News”, ministrja Margariti, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ka vendosur në mbledhjen e datës 2 maj 2019 që të miratojë legalizimin e këtij objekti, megjithëse është në zonën “B” arkeologjike.

Dokumenti i mësipërm ka numër protokolli 667, i datës 8 maj 2019. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, në varësi direkte të Ministrisë së Kulturës, ka marrë një vendim, me numër 129, të datës 2 maj 2019, për aprovimin e legalizimit të këtij ndërtimi.

“Në mbështetje të ligjit për ‘Trashëgiminë Kulturore’, si dhe VKM-së të vitit 2015, për përcaktimin e kritereve, procedurave, të dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtmet pa leje, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në mbledhjen e datës 2 maj 2019, pasi shqyrtoi kërkesën e ALUIZNI-t Sarandë për konfirmim nga KKA për vijimin e procedurës së legalizimit të ndërtimit ‘objekt social, ekonomik, 4 kate.

Prona është në emër të z.Viktor Qurku, janaq Turku, Rikard Qurku, Aleksandër Qurku, Agron Qurku, lagja nr.1 Sarandë dhe pozicionohet brenda zonës arekologjike ‘B’ të qytetit të Sarandës. KKA vendosi të miratojë kërkesën e ALUIZNI-t Sarandë për konfirmim nga KKA për vijimin e procedurës së legalizimit të objektit 4 kate.

Nga Boldnews.al