Shfaqet i vetmuar në mes të rrugës te Gjiri i Lalzit! – Por si ish Burrshteti pa Jelek antiplumb.

Lajmin e jep “Brryli Brodway” me sens humori.

29 NËNTOR 2020

Titulli original: – Dalin pamjet e pazakonta të Sali Berishës që po qarkullojnë me shpejtësi: Kërkojmë ndihmën tuaj…

Pamje të pazakonta të ish-kryeministrit Sali Berisha janë publikuar sot në rrjetet sociale.

Ish- kryeministri Sali Berisha është shfaqur i përhumbur këtë të diel në vilën e tij te Gjiri i Lalzit.

Berisha shfaqet i vetmuar në mes të rrugës dhe kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në ironi.

“Brryli Brodway,
Kerkojme ndihmen tuaj ne gjetjen e gjyshit tone. Ai eshte larguar ne mengjes nga shtepia dhe nuk eshte kthyer. Gjyshi ka pas veshur te njejtat rroba si ne foto. Gjyshi ka humb ne zonen e Gjirit te Lalzit, por nuk e dime cfare drejtimi ka marre nga deti apo nga mali se gjyshi eshte kampion si ne not edhe ne ecje. Me respekt mbesa”, shkruhet me ironi në faqen e njohur në Facebook,

Brryli Brodway.