Situatë e nxehtë politike/ Meta mesazh të fortë Ramës. – Mos ndërhyni në asgjë në…

28 KORRIK 2020

“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, është shprehja e Lincoln, e publikuar nga Presidenti.

Me këtë shprehje të postuar në rrjetin e tij social e ka nisur ditën Presidenti Ilir Meta, ky është një mesazh i fortë për mazhorancën, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në Kushtetutë.

Kreu i Shtetit ka zgjedhur shprehjen e Abraham Lincoln për t’iu drejtuar qeverisë, e cila ka paralajmëruar se më 30 korrik do të votohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

Gazeta Sot