Sikur qeveria të kishte dëgjuar Metën, sot do ishim në një situatë më të mirë. –

Dec 5 dhjetor 2019

Deklarata bëhet nga analisti i njohur Andi Bushati, sipas të cilit kur kreu i shtetit dha paralajmërimin, qeveria bëri show.

Sikur Metën ta kishin dëgjuar për atë që tha në qershor dhe të ishin ulur në gusht apo në korrik rreth një tryeze të rrumbullakët dhe të diskutonin, ore a kemi qenë, a kemi doreza, a kemi mjete për të gjetur njerëzit, a kemi batanije apo do ja kërkojmë batanijet NATO-s, etj. Po t’i kishim bërë këto në qershor dhe të mos bënim show që na u çmend presidenti , pra të të kthenim në debat të shoqërisë jo nevojat për emergjenca, por si të sulmonim presidentin, sot do të kishim qenë më mirë”, tha Andi Bushati, në Open në Top Channel.