Siguria ushqimore, ambasadori Gonzato: – Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjekje nga qeveria

21 Prill 2026
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se vendi ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të negociatave për anëtarësim, duke nënvizuar se progresi nuk matet vetëm me hartimin e ligjeve, por mbi të gjitha me funksionimin real të sistemeve.
Sipas Gonzatos, një ndër elementët kyç të këtij transformimi është kategorizimi i operatorëve të biznesit ushqimor dhe përafrimi i tyre me standardet e Bashkimi Evropian.
Ai shpjegoi se një sistem funksional kategorizimi u mundëson autoriteteve të dallojnë qartë subjektet që përmbushin standardet e BE-së, ato që kanë potencial për t’u përafruar brenda një afati të caktuar dhe ato që kërkojnë ndërhyrje më të thella strukturore.
“Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet vetëm me qëllimet që ka Shqipëria, apo me miratimin e legjislacionit, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë.
Në qendër të këtij transformimi qëndron një çështje kyçe, kategorizimi i operatorëve të biznesit ushqimore dhe përmirësimi i subjekteve në përputhje me standardet e BE. Një sistem kategorizimi që funksionon mirë u bën të mundur autoriteteve që të dallojnë ato subjekte që përmbushin standardet e BE, atyre që mund të arrijnë pajtueshmërinë me këto standarde brenda një afati dhe atyre që kërkojnë një përshtatje më të themelore. Në bazë të kësaj pune autoritetet mund të përdorimin burimet e kufizuara dhe ti bazojnë në kontrolle që në bazë kanë rrezikun. Kjo është e rëndësishëm në sektori si përpunimi i qumështit dhe mishit ku hendeku ndërmjet praktikave aktuale dhe kërkesave të BE mund të jetë i konsiderueshëm.
Përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar është parakusht për të qenë konkurrent në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE forcon besimin e konsumatorëve dhe krijon mundësi të reja për rritje dhe eksporte.
Nevojiten më shumë përpjekje nga qeveria që bizneset të kuptojnë plotësisht kategorizimin dhe mbështetjen që duhet të kenë për të patur më shumë financim”, tha nder te tjera ambasadori i BE.
