9 Dhjetor 2022

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha më 6 dhjetor ditën kur opozita mbajti protestën, por edhe kur në Tiranë u organizua Samiti i BE.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shkuarja e autorit të ngjarjes në protestë pa kartë identiteti dhe telefon tregon që ai e ka planifikuar sulmin.

“E çuditshme që ai nuk kishte telefon dhe kartë identiteti. Ai në momentin që bëri goditjen, reagimi i shoqëruesve të Berishës nuk do të ishte me dhunë, por kapja e tij. Në fillim mu duk e pabesueshme që Berisha mund të goditej, është njeri që nuk mund ta godasësh kollaj. Si doli aq shpejt kartela e tij. Duhet një hetim nga një grup prokurorësh dhe PD vet të çojë vet avokat që të bëhet një transparencë e plotë që mos themi mes dy vitesh që kush ia bëri Berishës”,-tha Hoxha.

Gazeta Shqiptare