Shuhet Lahutari Jonuz Delaj

16 Prill 2026
Shqiperia humbi një nga zërat më të rrallë të saj, një ruajtës të trashëgimisë sonë dhe një dritë që ndriçoi kulturën dhe shpirtin ,humbi artistin e madh,Jonuz Delaj.
Me lahutën në duar dhe me zemrën plot dashuri për traditën, ai i këndoi historisë sonë dhe trimërisë. Zëri i tij nuk ishte thjesht muzikë, por identitet,ishte një frymë që bashkonte breza.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, bashkëpunëtorët dhe kolegët me të cilët i dhanë zë e shpirt lahutës.
Trashëgimia që ai la pas do të jetojë gjatë,në çdo tingull lahute dhe në çdo zemër që rreh për traditën.
U prehsh në paqe, lahutar i paharruar, Jonuz Delaj!
