Shqipëria i reziston Anglisë për 74 minuta, por thyhet pas disa rasteve të pastra
Shqipëria zhvilloi një nga paraqitjet më luftarake në fushë, duke e mbajtur Anglinë në barazim pa gola për 74 minuta në “Air Albania”, përpara se një rast i pafat t’i hapte rrugën e fitores 2-0 ekipit Anglez.
Kuqezinjtë hynë në fushë me vendosmëri, disiplinë dhe një organizim mbresëlënës në mbrojtje. Për më shumë se një orë lojë, Anglia – një nga superfuqitë e futbollit botëror – nuk gjeti hapësira, duke u përplasur vazhdimisht me mbrojtjen e Shqipërisë.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 74-të, kur një goditje këndi e Saka-s u devijua aksidentalisht nga një lojtar shqiptar, duke e çuar topin drejt Harry Kane, i cili shënoi nga afër. Ky gol theu ekuilibrin dhe psikologjinë e një Shqipërisë që kishte mbajtur ritmin e një prej sulmeve më të forta në Evropë.
Disa minuta më vonë, Rashford asistoi për golin e dytë të Kane, duke vulosur rezultatin.
Pavarësisht rezultatit, paraqitja kundër një skuadre që ka thyer rekord europian pa pësuar gol në eliminatore është dëshmi e rritjes dhe ambicies së kuqezinjve.
