Shqetësohet analisti i njohur. – Flet për lëvizjen surprizë të Yuri Kim në Shqipëri: Kjo gjë është rreptësisht e ndaluar

4 QERSHOR 2021

Gazetari dhe analisti, Genc Burimi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai ka folur për deklaratat e presidentit në lidhje me ambasadoren amerikane, analisti tha: “Ku është parë e shkruar në një demokraci që një president duhet të ketë komente pozitive për një shtet apo njeri. A do të shkarkohej Meta nëse do thoshte: “Rroftë Kina”. Unë jam më i shqetësuar kur Yuri Kim shkon e viziton SPAK, ku në SHBA është rreptësisht e ndaluar që të ndërhyhet në drejtësi. E ku vendi i saj ka shpallur non grata një ish-president. Jemi në një demokraci, nuk mund të ketë krim mendor.

I pyetur nëse SHBA është e përfshirë më shumë në këtë tentativë të dytë nga PS, për të shkarkuar Metën, Burimi tha se “janë të pranishëm në çdo hap juridik e politik që ndodh në Shqipëri”.

“Çfarë pune ka një ambasador i huaj që të shkoj në SPAK. Ata duan një vend që nuk ka rrëmujë, por nuk duhet të bëhet në dëm të brendshëm të Shqipërisë. Duam një vend më pak demokratik se u intereson interesave të aleatëve? Unë si Burim dua një demokraci të plotë, deri në fund. Aleanca vjen mbrapa. Pse nuk ka Afrika demokraci? Është një vend i pasur me minerale dhe është perëndimi që bën sipas interesave. Nuk dua që Shqipëria të bëhet një Afrikë e dytë”, tha gazetari i njohur për ‘Breaking’.

Gzeta Sot